Gerta e Big Brother: Nuk po ruhemi për të mos bërë fëmijë por kur të jetë e shkruar nga Zoti

Mbrëmjen e sotme (12 tetor) filloi emisioni më i ri në Ora Tv “Casa des los 3s”.

Një ndër të ftuarat e natës së parë ishte Gerta Shino, ish-banore e Big Brother dhe tashmë vlogere shqiptare shumë e njohur.

Gjatë një intervistë me Dajana Shabanin, moderatorja e pyeti nëse Gerta dhe i dashuri i saj Florent kishin në plane për tu bërë prindër.

Gerta u përgjigj: Nuk është se po ruhemi për të mos bërë fëmijë por është mirë që disa gjëra të jenë të sistemuara pasi fëmija është përgjegjësi shumë e madhe. E kemi në plan për 2-3 vite të bëhemi me fëmijë por megjithatë kur të jetë e shkruar nga Zoti.

Ne urojmë që dëshira t’i plotësohet sa më shpejt! /Kids’ Time

Share With:
Translate »
670 Views