Getinjo i jep premtim publik nënës së tij pas rastit të abuzimit me të moshuarën në Pejë
Rasti në shtëpinë e të moshuarve në Pejë, ku një paciente sulmohet fizikisht nga një infermiere, ka tronditur opinionin dhe shqiptarët kudo që janë.
Reagime të shumta vazhdon të ketë edhe nga fytyrat publike që kanë kërkuar dënim maksimal për vajzën, por edhe të tjerat që qeshnin dhe nuk e ndalonin.
I prekur nga kjo situatë reperi Getinjo publikoi një imazh me nënën e tij ku i bëri një dedikim kaq emocional.
Ai tha se do ta ruaj të ëmën me shumë se sytë e tij, duke shtuar se ai që nuk e bënë këtë do të thotë se është qorruar.
“Deri t’kom takat edhe të marr frymë ka me të rujt ma shumë se sytë e mi! Ska rob të gjallë që qon dorë në ty. Secila nanë merzitet sot me atë video! Ishalla e keni shëndetin. Nana është drita e syve! Atë ditë që e le mas dore dije që je qorru” ishte postimi i tij.