Gëzimi i dyfishtë ka zgjuar herët Edona Llalloshin

Një lajm i bukur ka zgjuar këngëtaren tonë Edona Llalloshi, jo vetëm për t’i zbukuruar ditën por edhe jetën. Motra e Edonës, Arta dhe bashkëshorti i saj Arbër prindër për herë të parë me Endin, kanë mirëpritur ardhjen në jetë të dy binjakëve të tyre që kanë vendosur ti quajnë Inna dhe Pol. Lajmin e ka bërë të ditur Edona në instagram ku krahas fotos së parë të binjakëve është shprehur tejet e lumtur për ta. Të shumtë kanë qënë edhe urimet e fansave të saj, për dy vogëlushët. Gjejmë rastin edhe ne t’ju urojmë jetë te gjatë e të shëndetshme! /Kids’Time/

Share With:
Translate »
972 Views