“Gëzuar nga unë dhe bebi”, Me barkun e rrumbullakosur, Eliona Pitarka bëri urimin më të veçantë të festave!
Prej disa kohësh, në media po qarkullonte lajmi se aktorja e humorit Eliona Pitarka ishte në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të parë.
Në fotot e fundit të publikuara në rrjete sociale, Eliona ishte munduar të fshihte barkun e saj mirëpo duket se fshehjes i erdhi fundi!
Teksa i përgjigjej pyetjeve të ndjekësve në InstaStory, Eliona ka konfirmuar se po e zgjeron familjen e saj.
Nje ndjekës e pyeti Elionën nese ajo synon te krijoje familje ne te ardhmen apo ende do të ketë synim për karrieren, ndërsa ajo tha se po i bën të dyja.
“E kush tha qe nuk mund ti besh te dyja paralelisht, sepse une po i bej te dyja”- u përgjigj Eliona, duke konfirmuar kështu lajmet e pritjes së ëmbël.
Madje, ajo i ka uruar festat me foton më të bukur me barkun e rrumbullakosur, ku shkruan:
“Gezuar festat nga une dhe ???????? ❤️
Pas nje viti kaq te veshtire, e vetmja gje qe me vjen te uroj eshte shendet dhe begati ????????”