“Gëzuar”, si rrallëherë Spiropali publikon foto me fëmijët dhe bashkëshortin
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar shqiptarët për 29 Nëntorin, Ditën e Çlirimit.
Ministrja duket se ditën e sotme që është edhe pushim për administratën, po e kalon me familjen.
Ajo ka postuar një foto me bashkëshortin dhe fëmijët, teksa shihen në një qytet që tashmë ka rënë edhe bora e parë.
“Gëzuar Ditën e Çlirimit????????. Paqe e dashuri në familjet tuaja” shkruan Spiropali në postimin e saj.