Gëzuar Vitin e Ri 2019! Njihuni me fëmijën e parë të këtij viti, ai është djalë
Vetëm 2 minuta pasi ka trokitur në Tiranë Viti i Ri 2019, ka ardhur në jetë edhe fëmija i parë për këtë vit.
Ai është djalë, dhe peshon 3150 gramë dhe ka lindur tek materniteti Mbretëresha Geraldinë. Mësohet se si fëmija ashu edhe nëna gëzojnë shëndet të plotë.
Fax News dhe Faxweb.al, i urojnë jetë të gjatë e të shëndetshme!
Kujtojmë se nga ora 00:00, ka hyrë në fuqi ligji për mbështetjen financiare për të sapolindurit, të cilët do të fitojnë nga 40 mijë lekë deri në 120 mijë lekë të rinj. Thënë ndryshe fëmija i parë përfiton 40 mijë lekë të rinj, i dyti 80 mijë lekë dhe i treti 120 mijë lekë. Nëse janë binjakë të dy përfitojnë nga 80 mijë lekë, e nëse janë 3 njakë nga 120 mijë.
Kids’Time ju uron gëzuar Vitin e Ri 2019!
