Gigi Hadid i rikthehet punës 3 muaj pas lindjes dhe sapo kuptoi se mëmësia nuk krahasohet me asgjë tjetër!

Gigi Hadid dhe Zayn Malik mirëpritën fëmijën e tyre të parë në muajin shtator. Çifti i famshëm u bekuan me një vajzë, emrin e së cilës vazhdojnë ende ta mbajnë sekret. Pak kohë pas lindjes, Gigi u shfaq në formën më perfekte të mundshme, ndërkohë sot ka treguar se gati 3 muaj pas ardhjes në jetë të vajzës i është rikthyer punës.

Modelja është rikthyer në zyrë për të punuar, por mëmësinë nuk e krahason me asgjë tjetër. Ajo ka treguar se të qenurit mama me kohë të plotë është shumë herë më e lodhshme dhe këtë sigurisht nuk mundet ta mohojë askush.

Do të thosha u riktheva në punë, por të qenurit nënë është një punë si asnjë tjetër. U riktheva në zyrë”, ka shkruar Gigi përkrah një fotografie të saj.

Share With:
Translate »
459 Views