Gigi Hadid ndan foton e rrallë të Zayn me të bijën dhe të gjithë sytë zemra

Zayn Malik dhe Gigi Hadid janë në mesin e personave që këto Krishtlindje dhe Vit të Ri e festojnë si prindër e sigurisht emocionet dhe atmosfera ndihet më shumë tek ta.

Pak javë më parë super modelja ndau disa foto me të bijën në Instagram duke na treguar edhe dekorimet në shtëpinë e tyre.

Këto Krishlindjet ata i kanë kaluar së bashku me pjesën tjetër të familjes Hadid, përfshirë edhe Dua Lipën.

Sakaq, Gigi ka ndarë edhe një foto babë e bijë, pasi vetë Zayn është shumë i kursyer. Në foton e publikuar prej saj shihet se Zayn po e mban të vogën në krahë teksa e kanë veshur me të bardha.

Po ashtu, modelja ka ndarë një foto të vogëlushes sigurisht duke ia fshehur portretin.

Jeta e dy të rinjve ka ndryshuar shumë pas ardhjes në jetë të vajzës së tyre, teksa janë treguar super të rezervuar rreth detajeve si gjatë shtatzënisë së modeles, ashtu edhe pas lindjes së saj.

 

 

Deri tani nuk dihet ende emri i të voglës, ndonëse teori të ndryshme dalin çdo ditë. Asnjëra prej tyre nuk është konfirmuar deri tani.

Disa javë më parë u raportua se Taylor Swift mund të ketë zbuluar emrin e të voglës, e cila sipas teorisë quhet ‘Dorothea’.

 

Mirëpo kjo teori është hedhur poshtë! TMZ ka mësuar se vajza e Gigi-t dhe Zayn nuk quhet Dorothea. Ndërkohë emri i saj nuk është mësuar ende dhe mesa duket çifti do të vazhojë ta mbajë edhe pak kohë të fshehtë.

Zayn nuk ka ndarë asnjë foto tjetër me të voglën përveç fotos së parë pas ardhjes së saj në jetë, kur publikoi një foto të dorës së tij dhe vajzës.

Gigi Hadid, Zayn Malik, Daughter

Ndërkohë, s’mund të themi të njëjtën gjë për Gigi, e cila na ëmbëlson hera-herës duke publikuar foto me shoqen e saj më të re dhe më të mirë.

Deri tani ende nuk na ka treguar portretin e saj (dhe nuk dihet nëse do e zbulojë ndonjëherë), por s’mund ta mohojmë se këto foto janë një dashuri.

Gigi Hadid, Daughter

Gigi Hadid, Daughter, Instagram

Share With:
Translate »
434 Views