Gigi Hadid ndryshoi ‘look’ pas lindjes dhe duket fiks si Bella

Kush nuk ka nevojë për një ndryshim në pamje pas një viti kaq stresues? Nuk e dimë për ju, por Gigi Hadid e ndjeu nevojën e ndryshimit të pamjes tani në fund të vitit dhe pak muaj pasi solli në jetë të bijën.

Dje, supermodelja postoi një foto në Instagram duke treguar prerjen e re të flokëve, për ndjekësit e saj. Ajo nuk i ka rezistuar trendit të ballukeve dhe duhet të themi që duket shumë ndryshe.

Gigi me balluke ngjason më shumë se kurrë me motrën e saj, modelen Bella Hadid. Balluket u bënë një trend në muajin prill, kur të gjithë filluan t’i presin dhe lyejnë flokët e tyre nga dëshpërimi / mërzia e izolimit. Dhe Bella ishte ndër të parat që bëri hapin e guximshëm.

Ndërsa tani motrat duken si binjake.

Share With:
Translate »
471 Views