Gjenden dy vajzat e mitura të larguara nga banesa prej 1 janarit, ja ku ishin

Gjenden dy vajzat adoleshente të cilat ishin larguar nga banesa prej 1 janarit 2021.

Policia e Tiranës informon se dy vajzat janë gjetur shëndosh e mirë dhe ndodhen në Komisariatin e Policisë Përmet.

Ata janë gjetur në një hotel të këtij qyteti.

“Si rezultat e kontrolleve të vazhdueshme nga DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë dhe Komisariatin e Policisë Përmet, paraditen e sotme u bë e mundur gjetja e dy vajzave të mitura që janë larguar nga banesa më datë 01.01.2021.

Vajzat janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndodhen në Komisariatin e Policisë Përmet, ku do të merren nga shërbimet e DVP Tiranë dhe do të dërgohen nëpër banesat përkatëse” informon policia e Tiranës.

Share With:
Translate »
738 Views