Gjenden në Portugali fëmijët shqiptarë që u zhdukën para disa muajsh. Arrestohet babai i tyre

Dy fëmijë shqiptarë të cilët u rrëmbyen nga babai i tyre para disa muajsh janë gjetur në Portugali.

Mësohet se babai u zhduk me fëmijët e mitur, përkatësisht të moshave 10 dhe 11 vjeç, nga Gjermania për në Ishullin Tenerife në dhjetor të vitit 2020, ndërsa arrestimi i tij u bë i mundur ditën e sotme në Caldas da Rainha, qytezë e cila ndodhet më pak se 100 kilometra larg Lisbonës.

Denoncimi për zhdukjen e fëmijëve është bërë nga nga nëna e tyre në janar të këtij viti.

Policia gjermane ka kontaktuar autoritetet spanjolle duke kërkuar bashkëpunimin e tyre, pasi nga të dhënat e hetimit të tyre ishte vërejtur se babai i dy fëmijëve po fshihej në ishull portugez së bashku me dy të miturit.

Mediat portugeze raportojnë se fëmijët ndodhen në një gjendje të mirë shëndetësore.

Share With:
Translate »
210 Views