Gjenden trupat e 11 foshnjeve në tavanin e një shtëpie funerali
Trupat e 11 foshnjeve janë gjetur të premten në një shtëpi funerali në Detroit, që u mbyll vetëm 6 muaj më parë.
Policia bëri zbulimin e tmerrshëm në në shtëpinë e Funeralit Cantrell pasi morën një letër anonime.
Nëntë trupa u gjetën në një kuti kartoni dhe të tjerët në arkivol, të gjithë të fshehur në tavan.
Policia po kërkon në të gjithë ndërtesën për të siguruar se nuk ka më trupa të tjerë.
“Morëm një letër anonime kur përshkruhej saktësisht ku ishin kutë me trupat,”-tha polici i Detroit për gazetarët, Brian Bowser. “Shkuam menjëherë në vendngjarje. U ngjitëm në shkallë për të parë dhe zbuluam kutitë.”
Disa nga foshnjet janë identifikuar dhe policia ka kontaktuar familjarët.
Në prill, Departamenti i Çështjeve të Licencimit dhe Rregullatorit të Miçiganit pezulloi licencën e shtëpisë së funeralit pasi inspektorët gjetën trupa të dekompozuar dhe shkelje të tjera.