Gjendet në çdo shtëpi shqiptare, ky produkt mund të rrezikojë jetën e të gjithëve
Naftalina është një përbërës helmues. Ajo është një substancë e bardhë që ka një aromë shumë të fortë.
Të gjithë ne e përdorim atë për të mbajtur larg molat nga rrobat tona. Njësoj si pesticidet e tjera edhe naftalina, nëse ekspozohet më shumë sesa duhet në hapësirat ku jetojmë, nuk është e sigurt për jetën tonë.
Naftalina është në gjendje të ndryshojë qelizat e kuqe të gjakut. Më të rrezikuar janë fëmijët e vegjël që mund ta konsumojnë pa dashje duke ditur se është një karamele, por kjo nuk do të thotë që të rriturit janë të sigurt.
Një nga shenjat që tregojnë se jeni të helmuar nga naftalina është dhimbja e stomakut. Kjo shfaqet dy ditë më pas, e shoqëruar me diarre dhe vjellje.
Disa njerëz mund të përjetojnë ethe të cilat vazhdojnë të shtohen edhe më shumë.
Simptoma të tjera mund të jenë:
-Probleme urinare
-Presion të ulët të gjakut
-Dhimbje koke
-Verdhëz
-Probleme me frymëmarrjen
Është e domosdoshme që personin e helmuar me naftalinë ta dërgoni direkt në spital. Asnjë kurë në shtëpinë tuaj mund t’ju shpëtojë.
Ka pasur raste që nga neglizhenca, disa njerëz kanë përfunduar në koma. Njerëzit që kanë mungesë të glukozës 6 fosfat dehidrogjenazëm janë më të rrezikuar të përjetojnë efekte të rënda.
Për të shmangur këtë helmim, ekzistojnë disa ilaçe të tjera që mund të përdoren për molat dhe insektet, të tilla si përdorimi i qymyrit aktiv për të ndaluar helmimin nga absorbimi në sistemin e tretjes.