Gjendje alarmante në Siri, sulme të shpeshta spitaleve të fëmijëve

Të paktën mbi 10 spitale në Siri janë sulmuar gjatë 10 diteve të fundit. Si pasojë e sulmit mbetën të vdekur 17 persona në Ghouta-n Lindore, dhe 12 të tjerë në Hammuriyeh përfshirë dhe dy fëmijë.

Javën e kaluar, të paktën 25 civilë u raportuan të vrarë nga sulme ajrore në dy qytetet e përmendura. Mjekët në Siri sipas BBC, thonë se shumë fëmijë të shtruar në spitale kanë nevojë urgjente për evakuim mjekësor.
“Janë mbi 125 fëmijë që kanë nevojë për operacione, duke përfshirë tre fëmijë shumë të vegjël lëndimet e të cilëve janë vështirë për tu përshkruar”- janë shprehur mjekët.
Qendrat mjekësore të goditura nga sulmet ajrore kohët e fundit, përfshinë edhe një spital lindje në Maarrat al-Numan, në provincën Idlib, dhe thuhet se u godit tri herë brenda katër ditësh.

Share With:
Translate »
681 Views