Gjërat që nuk duhet t’ia thoni një gruaje shtatzënë
Shtatzënia, përveçse është një përvojë e mrekullueshme për çdo grua, është edhe një periudhë ndryshimi. Gjoksi ndryshon numër, barku rritet dhe i gjithë trupi fillon të ndryshojë. Femrat që presin një fëmijë bëhen më të bukura dhe rrezëllitëse në pamje.
Por, ndryshimet e shumta e bëjnë femrën shtatzënë shumë të ndjeshme dhe ndonjëherë delikate. Për të mos bërë figurë të keqe përballë, është e nevojshme që të mësoni dhjetë gjëra që të mos ia thoni një mamaje të ardhshme.
Ja se cilat janë frazat që nuk duhet t’ia thoni një nëne të ardhshme:
1. “Duhet të kontrollosh zakonet e ushqyerjes”
Çdo femër e di se gjatë shtatzënisë, nuk mund të pijë pije alkoolike dhe se nuk mund të hajë ushqime të papërpunuara. Ndaj, duke ia përsëritur shpesh këtë gjë, do ta bezdisni shumë. Mos i kritikoni zgjedhjet e bëra nga femër shtatzënë.
2. “Shpresojmë të jetë djalë”
Klasikja “Urime dhe me një djalë” mund ta bezdisë shumë një femër shtatzënë. Një vogëlushe është po njësoj e dëshiruar, ndaj pse duhet të vazhdoni ta thoni këtë lloj fraze?!
3. “M’i përshkruaj emocionet e lindjes”
Çdo lindje është një përvojë personale dhe nuk është aspak e nevojshme që ajo të përgjithësohet. Për më tepër, është e kotë që të shkaktosh frikë te një femër e cila nuk e ka provuar këtë gjë. Kujtohuni se një femër është shumë e ndjeshme në një periudhë të tillë.
4. “Pasi të bëheni me fëmijë, do ta harrosh gjumin”
Fëmijët e sapolindur janë të ndryshëm, disa janë qaramanë, të tjerë janë të qetë. Mos u thoni mamave të ardhshme që të flenë sa më shumë të munden sa të jenë pa fëmijë, sepse do t’u shkaktoni ankth.
5. “Fëmijës mund t’i kishit vënë një emër tjetër, më të bukur”
Është mungesë edukate dhe respekti që t’i thoni gjykimin tuaj për emrin që ka zgjedhur për fëmijën shoqja, e njohura apo e afërmja juaj. Çdokush ka motivet e tij për të bërë një zgjedhje, ndaj mundohuni që t’i kuptoni përpara se të kritikoni diçka që juve nuk ju pëlqen.
6. “Të është rritur shumë barku”
Gjatë shtatzënisë, trupi ndryshon dhe një femër që bëhet nënë është e para që e kupton këtë gjë. Është një budallallëk që të komentoni madhësinë e barkut, ajo mund të bezdiset shumë nga kjo gjë.
7. “Je kështu për shkak të hormoneve”
Një grua shtatzënë e di fare mirë se është një periudhë e ndjeshme për shkak të hormoneve. Ndaj, pse duhet t’ia kujtoni herë pas here! Mos e bëni të ndihet e urryer dhe e paaftë për të kontrolluar emocionet e veta.
8. “Je shëndoshur shumë”
Batutat mbi peshën e një femre nuk janë kurrë një ide e mirë, imagjinojeni nëse do të thuheshin gjatë shtatzënisë. Edhe pse një femër shtatzënë ndjek një dietë ushqyerje të ekuilibruar, ajo gjithsesi shëndoshet. Ndaj mos ia vini aq shumë në dukje këtë!
9. “Efektet pozitive të shtatzënisë do të zhduken pasi të lindësh”
Gratë shtatzëna kanë një ndjesi paqeje në vete, kanë flokë dhe një lëkurë shumë të bukur. Shijojeni momentin, pa marrë parasysh mëdyshjet që pas lindjes këto benefite do të zhduken.
10. “Jeta seksuale do t’ju ndryshojë”
“Kur fëmija të lindë, ju nuk do të keni më kohë që të bëni seks”, është shumë e gabuar që të bëni parashikime mbi rutinën seksuale të një çifti. Çdokush ka zakonet e tij, madje, shumë, pas ardhjes së një fëmije, gjejnë një pritje perfekte poshtë çarçafëve.