Gjergj Kaçinari baba për herë të parë! I ati e surprizon, ja si e kuptova që do të bëhesha gjysh

Pasditen e sotme Gjergj Kaçinari ka dhënë lajmin se ai dhe partnerja e tij, Tejdi, janë bërë prindër për herë të parë e madje se janë celebruar.

Edhe pse jetën private Gjergji e ka mbajtur larg vëmendjes së mediave, rrëfeu se këtë moment e ndjeu se duhej ta ndante me audiencën.

Dyshja tregoi se njiheshin prej 2 vitesh dhe se Tejdi e ndiqte në koncertet e tij të rock-ut.

Në një lidhje surprizë në studio ka qenë edhe kompozitori i mirënjohur, Alfred Kaçinari, i cili mes batutash që nuk mungonin rrëfeu se si e mori vesh lajmin se do të bëhej gjysh.

“Ngirta një hipotezë sepse nëna e Gjergjit më tha do pi një kafe në orën gjashtë me Tejdin. Pi njeriu në orën 6 mbasdie kafe? I thashë shko, me siguri Tejdi është shtatzënë”, tha ai teksa tregoi se një kafe mbasdite ishte bërë shkak ta kuptonte këtë moment.

Share With:
Translate »
149 Views