Gjergj Leka: Jam vonë për fëmijë, s’dua të thonë e solli gjyshi në shkollë
Kantautori i njohur shqiptar Gjergj Leka ka qenë i ftuar në emisionin “Rudina” pasditen e së premtes ku krahas angazhimeve të tij të reja në muzikë e televizion, ka folur sigurisht edhe për jetën private.
Pasi zbuloi se ai dhe partnerja Erisela Marku janë martuar disa kohë më parë, Leka, i pyetur nëse ata kanë një fëmijë në plan, u përgjigj disi i trishtuar: ‘Fëmija dua të rritet me babë, s’dua të thonë e solli gjyshi në shkollë. Nuk mendoj që në këtë moshë duhet ta bëj një gjë të tillë. Nuk e ndjej, jam vonë.” Por ky vendim i kantautorit sigurisht prek edhe partneren e tij, regjisoren Erisela Marku që është 22-vite më e re në moshë se Leka.
I pyetur se çfarë mendon ajo për këtë çështje, Gjergj Leka u përgjigj: “Erisela s’ka si të jetë dakord, por meqë më do shumë thotë ke të drejtë!” Nga martesa e tij e parë, Gjergj Leka ka një vajzë të rritur të quajtur Dorina.