Gjiko, Elita dhe Zëri ndajnë foton e mrekullueshme nga pushimet në Vlorë
Reperi i njohur i skenës shqiptare, Gjiko dhe partnerja e tij, Elita Rudi, duket se kanë nisur pushimet e para të verës.
Me lehtësimin e masave të COVID-19, çifti i famshëm i showbizit si destinacion për pushime kanë zgjedhur bregdetin shqiptar, Dhërmi.
Është artisti nga Peja, ai i cili ka ndarë me ndjekësit një fotografi familjare në profilin zyrtar në Instagram.
Në imazhin e publikuar për 685 mijë fansat, Gjiko dhe Elita shfaqen mjaft të lumtur nën shoqërinë e djalit të tyre, Zërit.
Një imazh atraktiv nga pushimet e ka ndarë edhe Elita në Instagramin e saj, e cila shfaqet në formë të mahnitshme në pozën me bikini.