Gjiko flet për herë të parë për shtatzëninë e Elitës
Historia e dashurisë së Elitës dhe Gjikos është ndër më të komentuarat. Gjithçka ndodhi shumë shpejt në romancën e tyre dhe ata së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë. Edhe pse nuk e kanë pranuar publikisht, Elita është shtatzënë, në pritje të fëmijës së parë. Moderatorja është munduar ta fshehë shtatzëninë me truke të vogla në rrjetet sociale, mirëpo Gjiko e konfirmon se ajo është në pritje të ëmbël.

I ftuar në emisionin “ Prive”, Gjiko me stil e ka shmangur pyetjen se a është i lumtur se do të bëhet baba.
“Baba jam bërë qëkur i jam futur rrugës së hip hop-it”,-është shprehur Gjiko. I ngacmuar sërish rreth kësaj teme Gjiko është shprehur se për të nuk ka rëndësi gjinia e bebit dhe se Elita nuk ka pësuar ndryshime nga shtatzënia dhe vazhdon të mbetet po e njëjta. Çifti u martuan në shtator në një ceremoni madhështore në Prishtinë.