Gjinekologët paralajmërojnë për trendin e ri të seksit: Mund ta dëmtoni fshikëzën

Mbajtja e urinës gjatë marrëdhënieve seksuale tashmë është bërë trend dhe po praktikohet gjithnjë e më shumë në mesin e çifteve. Por, gjinekologët e kanë vlerësuar veprimin si të dëmshëm dhe, si rrjedhojë, kanë vendosur të flasin për efektet negative të kësaj praktike.

Dr. Charlotte Elder është gjinekologe dhe zëdhënëse e Kolegjit Mbretëror të Australisë dhe Zelandës së Re në Departamentin e Obstetrikës dhe Gjinekologjisë. Ajo thotë se trendi i tillë mund të shkaktojë dëmtime të fshikëzës.

“Fshikëzat duhet të trajtohen me respekt. Është e rëndësishme të shkoni kur të keni nevojë të shkoni, jo kur jeni duke “shpërthyer””, thotë ajo.

Pra, nëse vononi të urinoni, rezulton se ju mund të zgjasni fshikëzën tuaj. Kjo është një perspektivë që nuk duhet të neglizhohet. Dr. Elder paralajmëron se plagët e fshikëzës mund të kërkojnë vite për t’u shëruar. Në disa raste, dëmi është i pariparueshëm.

Në formë këshille, gjinekologia thotë se është gjithashtu e rëndësishme të uroni edhe kur nuk e ndjeni nevojë. “Nëse tentoni të uroni kur nuk keni nevojë, ju mund të zvogëloni kapacitetin e fshikëzës tuaj për të mbajtur urinën”, thotë ajo.

Një pasojë tjetër e këtij trendi, sipas saj, mund të jetë prekja nga një infeksion i traktit urinar, sepse mbajtja shumë e gjatë mund të shkaktojë bakteret e dëmshme të shumëfishohen në traktin urinar.

Share With:
Translate »
763 Views