Gjithçka që duhet të dijë një grua rreth ciklit menstrual; Nga sëmundjet që lidhen me të deri tek rastet për t’u shqetësuar
Cikli menstrual është një funksion i domosdoshëm dhe normal i trupit të grave, megjithatë ende konsiderohen tabu për t’u folur. Megjithatë, gratë duhet të kuptojnë se cikli mund t’u tregojë atyre jo pak gjëra për shëndetin e tyre. Shumica e femrave nuk duan të flasin për atë çfarë përjetojnë (kur kanë një shqetësim) dhe kjo mund të shkaktojë probleme të vogla shëndetësore që kalojnë pa u vënë re. POR shenjat e mëposhtme nuk duhen neglizhuar ! Lexoni më poshtë çfarë paralajmërojnë ndryshimet e periodave në ngjyrë, sasi, apo densitet.
Ngjyra dhe rrjedha
Ngjyra e gjakut menstrual mund të zbulojë shumë për shëndetin hormonal.
Periodat që janë në ngjyrë si boronica të ngrira mund të jenë një tregues i niveleve të larta të estrogjenit. Kjo gjithashtu do të shkaktonte një cikël më të rëndë se normale, sepse nivelet më të larta të estrogjenit do të thotë muret e mitrës mund të jetë më të trasha se normale.
Ngjyra e lehtë tregon të kundërtën, se nivelet e estrogjenit janë të ulëta. Në këtë rast, cikli mund të jetë i çrregullt dhe i pakët në sasi.
Ngjyra normale duket të jetë sipas figurës së tretë në ilustrimin e mëposhtëm:

Gjakderdhje në ditët normale të muajit!
Çfarë paralajmërojnë
Probleme hormonale – Kjo gjë ndodh kur progesteroni dhe estrogjeni janë çekuilibruar. Problemet e tiroides dhe metodat e kontrollit të lindjes mund të ndikojnë në këtë ekuilibër.
Infeksioni – Çdo infeksion, i shkaktuar nga një sëmundje ngjitëse seksuale ose jo, mund të shkaktojë gjakosje midis periodave.
Kanceri – Kanceri i qafës së mitrës, vaginës, mitrës ose vezoreve mund të shkaktojë gjakderdhje në ditët normale të muajit. Por kjo është e rrallë.
Stresi – Stresi ekstrem gjithashtu mund të lidhet me këtë problem
PERIODA TË DHIMBSHME
Shumica e grave përjetojnë dhimbje gjatë periodave, por dhimbja e rëndë që nuk pushon paralajmëron diçka tjetër.
Termi i saktë për dhimbje menstruale është dysmenorrhea dhe ndodh tek më shumë se gjysma e popullsisë femërore. Shkaku i dysmenorrhea është sasia e lartë e prostaglandinës – hormoni i lidhur me inflamacionin dhe dhimbjen. Për fat të keq, kjo është e zakonshme.
Çfarë nuk është e zakonshme është dhimbje të forta që zgjasin për më shumë se dy ditë. Kjo është një shenjë e endometriozës. Endometrioza është gjendja shëndetësore kur rreshtimi i mitrës rritet jashtë saj, normalisht në zonën e legenit. Rreth 10% e grave vuajnë nga endometrioza. DAVID WOLFE