Gjithçka që duhet të dini për dasmën e radhës në familjen mbretërore

Një tjetër dasmë në familjen mbretërore britanike! Bëhet fjalë për princeshën Eugenie, vajzën e vogël të princit Andrew dhe dukeshës Sarah, përkatësisht e nënta në linjë për fronin mbretëror.Ajo do të lidhë kurorë me të fejuarin e saj Jack Brooksbank, më datë 12 të këtij muaji. Sipas People, ceremonia në fjalë nuk do të ketë asgjë private dhe si në rastin e dasmës së Meghan dhe Harry në maj të këtij viti, ceremonia në kishë do të transmetohet live në televizionet vendase.

Rreth 5000 të ftuar pritet të jenë të pranishëm në ceremoninë e kësaj dite dhe pa dyshim ndër ta nuk do të mungojnë gura
të njohura si David dhe Victoria Beckham apo Amal dhe George Clooney. Gjithashtu në ceremoninë në fjalë, njësoj si në dasmën e Meghan dhe Harry, do të jenë performues Elton John, Ellie Goulding dhe James Blunt. Dasma e princeshës Eugenie do të zgjasë një fundjavë të tërë dhe është parashikuar t’i ngjajë një festivali që do të zhvillohet në tokat e mbrëtërisë dhe në shtëpinë e prindërve së princeshës.

Share With:
Translate »
686 Views