“Gjithë bota në krahët e mi!” Kjo foto e Oltës me Gaian në krahë është lezeti i mbrëmjes!
Tre muaj më parë, në korrik të këtij viti, këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar, Olta Boka dhe partneri i saj, Ivi Rrokaj, u bënë prindër për herë të parë.
Ata u bekuan me një vajzë, të cilën e quajtën Gaia. Origjina e emrit Gaia vjen nga mitologjia greke dhe mban kuptimin “nëna e Tokës”. Nga greqishja γαια (gaia), është një formë paralele e kuptimit “tokë”. Gaia quhej në mitologjinë greke Perëndesha e Tokës.
Tashmë e vogla ka filluar të shijojë koncertet e para të mami Oltës dhe gjysh Reshitit. Olta ka ndarë në Instagram një video shumë të ëmbël dy ditë më parë, në të cilën ka treguar se ka dhënë një performancë bashkë me të atin dhe spektatore ka qenë vogëlushja e saj, Gaia.
E normalisht Gaia ka marrë tashmë të gjithë vëmendjen e mundshëm në familje, por Olta kursehet paksa kur vjen puna te postimi i fotove.
Megjithatë, ajo ka bërë një përjashtim mbrëmjen e sotme, duke postuar një foto kopertinash me të voglën e saj në krahë. Në foton e publikuar në Instagram, mami me gocën shihen në një ambient shumë të bukur, teksa krah fotos këngëtarja ka shkruar:
Gjithe bota ne krahet e mi ????
Edhe yjet i kanë zili…