Gjithë sytë drejt fotos: Çfarë nuk shkon me imazhin e nënës së Ritës?
Se bukuria dhe linjat trupore ideale janë në gjen të familjes së Rita Orës, këtë e kemi dëshmuar me kohë.
Përkundër viteve, nëna Vera por edhe tezja Jasminë janë gra të cilat shkëlqejnë me format trupore dhe freskinë që përcjellin.
Këtë e ka vulosur nëna e Ritës, Vera sërish përmes fotografive të postuara në rroba banjo teksa punon mbi kauzën për gratë e prekura nga kanceri.
Sidoqoftë, fotografia ka tërhequr vëmendjen për një tjetër detaj – pjesën e këmbëve e cila duket se nuk përkon shumë.
Të ketë intervenuar në imazh përmes programeve apo bëhet fjalë për ndonjë iluzion optik? Këtë s’mund ta themi me siguri të plotë.