‘Gjithkush ka nevojë për një gjyshe për Krishtlindje’. Njoftimi prekës i të moshuarës në faqen ku kërkohet punë
Gjithkush ka nevojë për një gjyshe për Krishtlindje’, kështu e nis njoftimin një zonjë në një faqe që kërkohet dhe ofrohet punë.
“Nuk kam asnjë njeri dhe do doja të isha pjesë e një familjeje. Unë gatuaj kështu që mund t`ju përgatis darkën e Krishtlindjeve. Mund t`ju sjellë edhe vetë ushqime dhe dhurata për fëmijët! NUK KAM ASNJË NJERI DHE KJO GJË MË VRET SHUMË! Më lejoni të jem pjesë e familjes tuaj”, shkruan në njoftim gjyshja që po lufton me kancerin dhe është lënë e vetmuar nga vajza e saj dhe mbesa.
Historia është vënë në fokus nga Arianna Huffington që ndau edhe detajet e sëmundjes së Carrie-t, gjyshes në fjalë dhe përjashtimin që i kanë bërë vajza dhe mbesa.

“Carson Carlock e pa njoftimin e saj në faqen që e kishte postuar, e shpërndau në Facebook me shpresën për ta gjetur. Qindra njerëz u ofruan për ta ftuar në familje dhe më në fund Carson e gjeti e u takuan”, sqaron Arianna në statusin e saj.
