“Gjykata, fjalë e njohur për time bijë”, Rudina Dembacaj flet për divorcin: Kam zgjedhur të mos…

Rudina Dembacaj foli e përlotur gjatë emisionit “Goca dhe Gra”, duke treguar detajet lidhur me divorcin e saj me Aleksandër Varfajn, me të cilin ka edhe një vajzë, Viktorian.

“Gjykata nuk i merr dot çështjet përsipër shumë shpejt dhe një fëmijë që të shkojë të takojë njerëzit e vet duhet të presë me patjetër datën e gjyqit dhe gjykata për time bijë është një fjalë shumë e njohur, por gjykata është shumë e mirë dhe ne do e marrim lejen. Unë kam zgjedhur të mos bëj kurrë viktimën. Palët që bëjnë viktimën mendojnë gjithmonë që do fitojnë në publik, do fitojnë simpatinë e njerëzve, por ç’ka është më e rëndësishmja nuk janë as njerëzit, as publiku, sa është fëmija”, tha ajo e përlotur.

Share With:
Translate »
17 Views