Ikën nga shtëpia se familja s’pranonte lidhjen/ Raportime nga qytetarët: Dy 15-vjeçarët janë tek Medreseja!
Pak më parë JOQ ALBANIA raportoi për dy adoleshentë të larguar nga shtëpia, pasi familjet e tyre nuk pranonin lidhjen që ata kanë. Dy shtetasit në fjalë të moshës 15 vjeç, djalë dhe vajzë, nxënës në klasën e 9 në shkollën “Jorgji Dilo” në Elbasan kanë humbur kontaktet me familjarët.
Së fundmi, disa qytetarë, shkruajnë për JOQ ALBANIA se i kanë parë të rinjtë në Tiranë. Më konkretisht, ata janë parë në zonën e Medresesë.
Sipas një qytetareje, ata pyesin personat në rrugë për zonat e Tiranës ku duan të shkojnë pasi nuk e njohin qytetin.
