Gjykata urdhëron Angelina Jolie: Jepi Brad Pitt më shumë të drejta për fëmijët
Një gjykatës thuhet se ka urdhëruar Angelina Jolie të lejojë më shumë Brad Pitt të vizitojë gjashtë fëmijët e tyre para se të nënshkruhet një marrëveshje e përhershme.
Sipas raportimeve aktores iu është dashur të bjerë dakort që ti japë ish-bashkëshorit të drejtën për të takuar fëmijët 4 orë kur ata janë në shkollë dhe 12 orë ditët kur nuk janë në shkollë, raporton Neë York Post.
Divorci i tyre po bëhet gjithnjë e më i vështirë sidmos kur bëhet fjala për kujdestarinë e fëmijëve.
Javën e kaluar, në një paraqitje në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit, ylli i Hollyëood akuzoi Brad se nuk ka qenë një baba për fëmijët e tij dhe se nuk ka paguar asnjë para për ti mbështeur ata që nga ndarja në vitin 2016.
Por aktori iu kundërpërgjigj duke thënë se i kishte dhënë Jolie 1.3 milionë dollarë për të dhe fëmijët e tyre.