“Gjyshen e mendoi për nënë, e nënën për motër” – Santiana Maloku prek me rrëfimin në Big Brother VIP Kosova

Santiana Maloku ka bërë një rrëfim rrëqethës në spektaklin e së hënës në Big Brother VIP Kosova 2.

Ajo zbuloi në një tregim të gjatë dhe mjaft emocional se gjyshen e kishte menduar për nënë, e nënën për motër, teksa ndau disa detaje nga fëmijëria.

Bukuroshja nga Gjakova tregoi se në moshën dyvjeçare prindërit iu divorcuan dhe që nga ai moment ka pasur shumë sfida në jetë.

Gjatë kësaj historie, Santi tha se gjyshi i saj ka dashur ta dërgojë në strehimore si dhe për raportet që aktualisht ruan me të atin.

Rrëfimi i plotë i Santianës në BBVK:

“Jam lindur në Gjakovë në vitin 1994, fëmijë i vetëm i familjes tem. Prindërit e mi janë ndarë kur unë i kam bërë dy vjet dhe më kanë rritur gjyshi me gjyshen. Ata i kam thirr mami dhe babi, sepse nëna ka qenë shumë e re kur më kanë lindur mua dhe nuk e kam ditur që e kam nënë derisa kur i kam bërë pesë vjet ose gjashtë, më ka treguar një kusherinë e nënës që nëna ime e ëvrtetë është Agnesa, unë e thirri në emër se kam menduar që e kam motër.

Jam shkuar në shtëpi duke qarë. Kam qarë dhe ju kam thënë më tregoni kush është nëna ime. Më ka marrë nëna më ka treguar krejt, prej fillimit, si ka ndodhur, i kam thënë e kam ditur që je nëna ime se gjithë të ka ardhur era më e mirë se e ëmës. Nuk ia ndij askujt atë erë si të asaj. Si fmi kam qenë shumë kurioze, më kanë interesuar gjërat, e kam vërejtur që diçka nuk është në rregull.

Doja ta dija, por nuk kam guxuar t’a bëj atë pyetje.

Edhe në një formë më ka larguar, nuk më ka afruar shumë kur kam qenë e vogël. I ka pasur edhe ajo arsyet e veta, e kuptoj plotësisht, tani e kuptoj jam rritur. Gjyshja mi ka bërë rrobat gati për me më dërgu në jetimore se gjyshi ka qenë kategorikisht kundër.

Duke dalë prej shtëpisë, i kam puthur dyert e shtëpisë dhe kam thënë shtëpia është tyrbe. Se di si më erdhi, edhe gjyshi në atë moment i thotë gjyshes, dëgjoje çfarë po thotë dhe prej asaj dite më ka shikuar shumë.

I kam pasur disa momente të vështira, kur më ka ndërruar jetë gjyshi, boll e kam pasur mungesën e babit, mos me pas edhe atë, ka qenë shumë e rëndë. Mandej në moshën 16 vjeçare është sëmurë nëna, tani është mirë, por ka hek shumë.

Gjithë jetën është munduar për mua. Kur i kam pasur 18 vjet, e kam pasur një operacion në gji, e kam trashëguar prej nënës, por për fat më ka shkuar mirë. Nuk kishim edhe aq para, por e di që u patën çu krejt. Unë kam shkuar në postë, e kam thirr babanë tim, do të thotë e kam bërë atë gabim, por ma bëri që jam duke gënjyer. Nuk më besoi që përnime po më duhen, kur e mora ata përgjigje mu prenë këmbët krejt.

Njerëzit tjerë ishin në gjendje e babai im jo, prej atij momenti nuk kam as përse të kem kontakt me të. Kur janë ndarë, babai ka dashur të më marrë prej nënës. E di sa më kanë ruajtur familja ime dhe jam e vetëdijshme që s’mundet të më marrë më askush. Babanë e kam takuar për herë të parë në moshën 18 vjeçare, nuk e kam njohur, vetëm emrin ia kam dit. Nuk kam kontakte më me të, një babë e kam pasur, ai nuk jeton më. E kam nënën për gjithçka. Unë sulmoj para se të më sulmojnë.

Njerëzit mendojnë që jam shumë e egër, që nuk kam ndjenja, por përndryshe këtu jam njeriu më i ndjeshëm. Nuk qaj para të tjerëve se më vjen inati, se frikësohem që dobësohem”.

 

Share With:
Translate »
139 Views