Gjyshërit shqiptarë do ta kuptojnë më së miri mënyrën se si nëna e Dojnës kujdeset për stërnipin ende pa ardhur në jetë

Moderatorja Dojna Mema po kalon muajt më të bukur të jetës së saj. Ajo dhe Vlashent Sata së shpejti do të bëhen prindër të një djali.

Një ndër njerëzit më të afërt për Dojnën është gjyshja e saj dhe tanimë të gjithë e dimë raportin e veçantë që atë të dyja kanë. Në këto ditë të rëndësishme për Dojnën, “meraku” dhe kujdesi i gjyshes padyshim që është shumë-fishuar.

Ende pa ardhur në jetë, gjyshja kujdeset për stërnipin në mënyrën më të ëmbël. Ajo ka shkuar të shpija e Dojnës për një “mision” të veçantë: për ta ushqyer. Dojna kishte neps për pite dhe nëna erdhi menjëherë!

Besojmë se në këtë pikë të gjithë gjyshërit shqiptarë do ta kuptojnë më së miri merakun, kujdesin dhe dedikimin e nënës jo vetëm ndaj mbesës por edhe stërnipit.

Share With:
Translate »
237 Views