Gjyshja ime është “nona”
Çiljeta Xhilaga ishte e ftuara e rradhës mbrëmjen e së shtunës në “Xing me Ermalin”. Por siç u pa ajo nuk ishte e vetmja që doli në intervistë, pasi ishte e shoqëruar nga gjyshja e saj e cila dukej super moderne dhe me shumë humor.

Madje gjatë bisedës në studio, ajo tregoi se kur ishte në moshë të re, ka qenë një vajzë shumë e bukur saqë të gjithë kthenin kokën për ta parë. “Kur kaloja unë rrugës, edhe plakat thonin mashalla, shprehet gjyshja e Çiljetës gjatë intervistës.
Duket se kthimi i gjysheve të personave të njohur shqiptarë në personazh më vete është kthyer në trend dhe gjyshja e Çiljetës nuk është e vetmja.
Mjafton të kujtojmë gjyshen më të famshme në Shqipëri, Ija gjyshja e aktorit Bes Kallakut. Ija përpos famës që mori teksa doli në emisionin e Alban Dudushit “Top Show”, ka marrë dhe një famë goxha të madhe në rrjetin social Instagram.
Ndjekësit e Ijes shtoheshin dita ditës, e nuk munguan dhe fanpage-t me emrin e saj. Me anë të ëmbëlsisë, fjalëve të mira dhe humorit që Ija tregonte për Besin dhe Xhensilën fitoi zemrat e mijëra njerëzve.

Ija ka dhe shoqe!
Kujtojmë videot funny të moderatores së Top Channel, Dojna Memës e cila publikon gjyshen e saj herë pas here në Instagram në situata vërtetë qesharake.
Në njërën nga videot e bëra publike, prezantuesja pyet të gjyshen se çfarë bëjnë gocat kur janë të dehura. Gjyshja i jep përgjigje: “Puthin të dashurin pasi kur jeni të dehura ju shijon më shumë”. Epo gjyshe më fantastike dhe me kaq sens humori nuk do gjeni vërdallë.
Video të tilla Dojna i ndan me ndjekësit në Instagram, duke na bërë të qeshim me situatat komike që krijohen mes brezave.
Gjyshe të tilla paçim sa më shumë!