Gjyshja kërkon ndihmë për mbesën 18 muajsh, mjekët shqiptarë: Ka humbur dëgjimin, rrezikon edhe të folurën
Një vajzë 18-muajshe e quajtur Nora Toska nga Fieri ka humbur dëgjimin qëkur ishte 14-muajshe.
Mjekët shqiptarë nuk mundën ta zbulonin dhe për këtë arsye prindërit e dërguan vogëlushen në shtetin grek.
Pas kurave dhe analizave mjekët në Greqi pohuan se nevojitej një pajisje e cila do vendosej nëpërmjet një operacioni. Ky proces kushton rreth 50 mijë euro dhe familjarët apelojnë për ndihmë për shkak të pamundësisë për të paguar këtë shumë.

Vogëlushja e Sokrat dhe Denilda Toskës mësohet se ka nevojë urgjente për ndihmë pasi sipas familjarëve rrezikon të humbasë dhe të folurën. Familja apelon për ndihmë nga shteti dhe kushdo tjetër që mundet.
Në emër të vogëlushes është hapur edhe një numër llogarie, të dhënat e të cilës janë më poshtë:
