Gjyshja kishte ruajtur të gjitha rrobat e muajit të mjaltit, mbesa bëhet virale në rrjet teksa i provon 70 vite më vonë

Një 27-vjeçare ka gjetur një valixhe të mbushur me veshje të veshura nga gjyshja e saj gjatë muajit të mjaltit në vitin 1952. Vajza në fjalë ka marrë shumë vëmendje në rrjetet sociale, teksa ka provuar veshjet e 70 viteve më parë.

Marie D’Allesandro Donato dhe Anthony James Donato u martuan në vitet ’50. Pasi i thanë “po” njëri-tjetrit, ata bënë gati valixhet dhe u nisën për në Nju Jork për muajin e mjaltit.

Pasi mbaroi udhëtimi, Marie lau të gjitha rrobat që kishte veshur gjatë pushimeve dhe i futi sërish në valixhen e saj, ku qëndruan të paprekura që atëherë.

Tani, shtatë dekada më vonë, mbesa e saj, Maddy Bill, vendosi që të hapte valixhen dhe të provojë të gjitha veshjet. Ajo ndau me ndjekësit në “Tik Tok” pamje të saj me rrobat e gjyshes si dhe foto të Marie, e cila tashmë është 91 vjeçe.

“Gjyshja ime i ka mbajtur të gjitha rrobat e muajit të mjaltit në këtë valixhe. Po hapet pas 70-vitesh”, ka shkruar e reja në videon që tashmë është bërë shumë virale dhe është parë më shumë se 6 milionë herë.

Gjyshja kishte ruajtur të gjitha rrobat e muajit të mjaltit, mbesa

Share With:
Translate »
132 Views