“Gjysmën e zemrës nuk e kam këtu”, Adelina Tahiri: Më shkon e tërë dita duke qarë
E emocionuar për rikthimin në skenë, Adelina Tahiri rrëfen në “Dance Albania” në Tv Klan se e gjitha kjo ka edhe një anë që nuk është shfaqur deri më tani. Prej tre javësh, këngëtarja është shpërngulur në Tiranë, por ditëve të saj iu mungon njeriu më i rëndësishëm.
Adelina Tahiri: Jam e përmbushur komplet nga emocionet e skenës, por ka një pjesë tjetër që unë po e vuaj shumë. Gjysmën e zemrës time nuk e kam këtu.

Ai është djali im, i cili më mungon jashtë mase shumë dhe nëse jam në momentet më të lumtura kur unë qesh, në atë moment më vjen një mesazh nga burri dhe është çuni im duke më parë mua ose duke më kërkuar mua, unë aty ndërroj komplet disponimin tim, gjendjen time emocionale dhe nuk e marr dot veten 4 orë të tjera. Tani më shkon e tërë dita duke qarë.