Gloria Meshi i jep fund lidhjes me djalin e Valbona Selimllarit?
Ish-konkurrentja e “Ferma VIP”, Gloria Meshi, ka qenë një nga personazhet më të komentuar të sezonit, jo vetëm për qëndrimet e saj brenda lojës, por edhe për jetën sentimentale. Gjatë reality show-t, u zbulua se ajo ishte në një lidhje me Deni Selimllarin, një marrëdhënie që tërhoqi vëmendje dhe u shoqërua me surpriza të ndjera nga ana e Denit, ndonëse ai nuk u shfaq personalisht në ekran.
Megjithatë, pas përfundimit të spektaklit, duket se diçka ka ndryshuar mes çiftit. Një vëzhgim i thjeshtë në rrjetet e tyre sociale tregon se Gloria dhe Deni nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram dhe kanë fshirë fotot apo postimet e përbashkëta.

Kjo sjellje ka ndezur aludimet se lidhja e tyre mund të ketë marrë fund, ose të paktën po kalon një krizë. Deri tani, asnjëri prej tyre nuk ka reaguar publikisht për situatën, duke e lënë të hapur mundësinë për interpretim.
A është kjo thjesht një periudhë e vështirë apo ndarja është e pashmangshme? Mbetet për t’u parë në ditët në vijim.
