Goditet nga trajneri i Kosovës 8-vjeçarja kosovare që humbi kundër rivales serbe në taekwondo

Skena të turpshme janë parë në Kampionatin Evropian të Taekwondos për djem dhe vajza nga njëri prej trajnerëve të Kosovës, që po mbahet në Tiranë.

Një nga trajnerët e Kombëtares së Kosovës ka trajtuar dhunshëm një vajzë tetëvjeçare, e cila ka pësuar humbje.

Taekwondosja serbe Nina Savic fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian për moshat 6 deri në 8 vjeç ku në finale mposhti Valina Fetiun nga Kosova.

Pas humbjes së vajzës nga Kosova, trajneri i Kosovës e ka sulmuar fizikisht.

Fillimisht ai e tërhoqi fort nga helmeta në kokë dhe më pas e goditi me shuplakë. Vajza ra në dysheme dhe filloi të qajë, shkruan klix.ba.

Më pas, një nga gjyqtarët e ndeshjes erdhi menjëherë dhe e përqafoi vajzën.

Sipas mediave nga rajoni, trajneri është dënuar menjëherë me gjashtë muaj.

 

Share With:
Translate »
43 Views