Graniti feston ditëlindjen, Taulanti e uron me fotot më të bukura

Ditën e sotme futbollisti me origjinë shqiptare, Granit Xhaka feston 26-vjetorin e lindjes. Urimet për të duhet të jenë të shumta nga miqtë, kolegët dhe të afërmit, por sigurisht ai më speciali është i vëllait të tij, futbollistit të kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka. Taulanti ka bërë bashkë disa nga fotografitë më të bukura që kanë të dy si vëllezër, në fushën e sportit dhe jashtë saj, dhe krahas tyre ka bërë një urim emocionues për të vëllanë.

“Si fillim dua të them se falenderoj Zotin çdo ditë që kam një vëlla si ty që mbi të gjitha je një shok, shoqërues i mirë. Uroj që çdo moment i jetës tënde të jetë i mbushur me gëzim, të kesh shëndet dhe shumë suksese. Vëlla i dashur, gjaku i gjakut tim të uroj edhe 100 vite të lumtura”, – ka shkruar Taulanti. Taulanti dhe Graniti gjithmonë kanë treguar se ata nuk mund t’i ndajë asgjë. Pavarësisht se shpesh mund të jenë “rivalë” mes njëri-tjetrit për shkak të profesionit, ata të dy janë mbështetja më e madhe për njëri-tjetrin.

Share With:
Translate »
742 Views