Graniti i bëri Taulantit një super poezi për ditëlindje

Futbollisti i njohur shqiptar, Taulant Xhaka, feston sot ditëlindjen e tij. Nëse jeni kuriozë të dini moshën, ju tregojmë se Taulanti ka lindur më 28 mars të vitit 1991 dhe sot mbush plot 30 vjeç!

Urimin më të bukur, futbollisti e mori nga vëllai i tij Graniti, i cili i bëri një super poezi në Instagram.

“Gjaki jem vllau jem, m’jape keshilla kur kisha nevoj e m’jape men, jom rrit me ty jom rrit me luana ti je pjesa jem e dyt se na ka ba nana, syni kurr stu ka trem trupi mu ka terqeth n 2014 kur emri yt u permen, rrnofsh me familje e me klevisin e kena ba krenar kejt farefisin. HAPPY BIRTHDAY ???? ????????”- ka shkruar Graniti krahas fotos me të vëllain.

Pak ditë më parë, Taulanti festoi ditëlindjen e parë të djalit të tij, Klevisit.

“Gëzuar ditëlindjen e parë për djalin tim të vogël, mikun tim më të mirë dhe dashurinë time të parë të vogël. Ti je një vjeç tashmë? Ku ka shkuar koha? Ti je gjëja më e mirë që na ka ndodhur ndonjëherë. Faleminderit që më bërë babanë më të lumtur. Te dua Klevis”, është shprehur kështu Taulanti në Instagram.

Share With:
Translate »
332 Views