Gratë me këtë sindromë, 35% më të rrezikuara të lindin fëmijë me autizëm

Gratë me sindromën e vezores policitike janë më të rrezikuara të lindin fëmijë me autizëm. Shkencëtarët kanë zbuluar se gratë me këtë gjendje janë 35% më të rrezikuara që të vegjlit e tyre të lindin me çrregullimet e spektrit të autizmit.

Ekspertët e përshkruajnë studimin e ri “si një e dhënë e re e rëndësishme”, duke qenë se nuk dihet akoma saktësisht shkaku i autizmit.

Në studimin nga Universiteti i Kembrixhit thuhet se luhatjet e niveleve të testosteornit lidhen me zhvillimin e autizmit tek fëmija. Sindroma e vezores policitike prek 1 në 10 gra, dhe shkaktohet nga nivelet e larta të këtij hormoni, që pastaj kalohet tek të vegjlit në mitër, mendojnë shkencëtarët.

Shkencëtarët analizuan të dhënat nga një databazë e NHS për 8500 gra me sindromën e vezores policistike dhe fëmijën e tyre të parë. Studiuesit nga Universiteti i Kembrixhit më pas i krahsuan këto të dhëna me një grup prej 41 mijë grash pa këtë sindromë. Probabilteti që një grua me sindromën e vezores policistike të lindte fëmijë me autizëm ishte 2.3% më i lartë, krahasuar me 1.7% për gratë pa këtë sindromë.

BURIMI:GAZETA SHENDETI

Share With:
Translate »
1166 Views