Gratë po planifikojnë shtatzëninë e parë në të 40-tat e tyre dhe ky është gabimi më i MADH sipas gjinekologëve
Kulmi i fertilitetit të një femre është në të 20-at e saj, por kjo nuk do të thotë që një grua pas dy dekadave apo më shumë nuk mund të sjellë në jetë një fëmijë.
Femra lind me rreth 1 deri në 2 milion vezë por në dekadën e dytë të jetës ajo ka rreth 100 mijë deri në 200 mijë vezë. Me kalimin e viteve një grua vazhdon të humbasë edhe më shumë vezë, dhe në fundin e të 30-ave, vetëm 54% e femrave mund të mbeten shtatzënë që në përpjekjen e parë! Rreziku që një femër të lindë një fëmijë me sindromën Doën rritet pas dekadës së katërt po ashtu dhe mundësia për një abort spontan.
Ndonëse numri i grave që zgjedhin të bëhen nëna mbi moshën 40 është rritur më shumë se katërfish në 30 vitet e fundit, duhet të dinë se ky vendim nuk pranohet gjerësisht nga gjinekologët.
Gratë shtatzëna që janë mbi 40 vjeç e kanë më të vështirë të lindin në mënyrë natyrale dhe në shumicën e rasteve për të mos thënë në të gjitha, sjellin në jetë foshnjen përmes operacionit çezarian..
Gjetjet vijnë pasi disa nga specialistët e Britanisë së Madhe kanë paralajmëruar se gratë që e shtyjnë pasjen e një fëmije të parë në të 40-at e tyre nuk mund të bëhen nëna, sepse lindja është më e rrezikshme dhe normat e infertilitetit rritet me moshën. Në këtë moshë mund të planifikoni një shtatzëni të dytë, pasi e para është mirë të lihet për në dekadën e dytë ose të tretë të jetës.