Gratë po thonë se është ndryshe të jesh ‘mam çunash’ dhe të tjerë po e komentojnë këtë shprehje
Një hashtag ka trazuar ujërat në rrjetet sociale. #BoyMom, ose ndryshe #Mamçunash nënkupton një ndarje mes nënave të kanë fëmijë të përzierë, vetëm vajza, në ato që kanë vetëm djem. Gazetarja e Buzzfeed Krista Torres shkruan:
“Unë kam një vajzë të vogël dhe nuk mund të imagjinoj kurrë që të doja të vendosja në hashtag #GirlMom sepse më duket e çuditshme. A nuk jemi të gjithë bashkë në këtë”?
Këtë pyetje e shtroi në Reddit dhe shumë prindër iu përgjigjën:
“Unë besoj se është një mënyrë e shitur si modë, për nënat e fëmijëve të së njëjtës gjini që ta bëjnë veten të duken të veçanta dhe të zbehin çdo zhgënjim që nuk kanë një djalë dhe një vajzë. Unë mendoj se #BoyMom mund të jetë më e përhapur sepse supozohet që gratë duan të paktën një vajzë. Pra janë ato më të zhgënjyerat”.
“Unë e kam përdorur hashtagun #BoyMom më parë. Nuk kam dashur të tregoj që jam superiore ndaj askujt tjetër. Unë thjesht i dua djemtë e mi. Unë jam rritur nga një baba beqar dhe kam veshur rroba djali deri në moshën 13 -vjeçare. Përshtatem më mirë me djemtë. Kur zbulova gjininë e fëmijës së parë isha mbi re”.
“#BoyMom’ është njësoj si të thuash: Unë e kaloj ditën duke dëgjuar shaka, duke luajtur në baltë, duke përplasur makina dhe duke folur për superheronjtë. Sigurisht është disi seksiste dhe mamatë e vajzave shihen si më të pastra dhe më të organizuara dhe se e kanë më të lehtë. Unë vetë kam dy djem, por nuk ka ndonjë ndryshim të vërtetë mes dy gjinive është vetëm një mënyrë për të na vënë kundër njëri -tjetrit. Dhe është e gabuar, sepse nënat e vajzave nuk e kanë më të lehtë.”
“Sinqerisht? Unë mendoj se kjo ndodh sepse gratë janë rritur duke pasur disa paragjykime për burrat dhe tani që duhet të rrisin djalin e tyre, janë të befasuara me të gjitha gjërat që bëjnë djemtë, të cilat ato ndoshta nuk i dinin ose nuk i prisnin”.
“Unë kurrë nuk kam parë #BoyMom, por shoh shumë #GirlDad. Më duket se është thjesht një gjë e çuditshme”.