Greg Rama, pas daljes nga spitali: U desh Covid-i që të më rritej besimi

Infektimi me Covid-19, këto ditë i përhapur në masë të gjerë, po merr përmasa të jashtëzakonshme në çdo vend të botës, por edhe në Shqipëri.

Edhe djali i Kryeministrit, Greg Rama, është infektuar me Covid-19 dhe pas trajtimit, ka preferuar ta ndajë me të gjithë këtë lajm. Gregu ka stimuluar të gjithë ata që janë prekur nga koronavirusi, që të zgjedhin të trajtohen në spitalin shtetëror, siç është Sanatoriumi – spitali në të cilin ai është trajtuar dhe është shëruar.

Postimi i plotë:

Një falënderim mjekëve që u kujdesën për mua dhe, mbi të gjitha, respekt për mjekët dhe infermieret e Senatoriumit. Ndjej detyrimin t’ua shpreh publikisht në kushtet kur realisht po punojnë nën një stres të paparë dhe çfarë nuk po detyrohen të dëgjojnë.

Për fat të mirë, pas analizave që më morën në spital dhe trajtimit që mora në shtëpi, ndihem shumë më mirë fizikisht dhe mendërisht.

U desh kjo ndodhi, që të më rritej akoma më tepër respekti dhe besimi tek ata, të cilët ndodhen në çdo orë e minutë në vijën e parë të zjarrit, në këtë luftë.

Uroj të shkuara dhe shërim sa më të shpejtë gjithë atyre që po përballen me këtë virus të pabesë!

Share With:
Translate »
340 Views