Greqi/ Babai vret djalin, viktima përdorues droge

Një tragjedi familjare është shënuar ditën e sotme në Ryzia  Kilkis, në Greqi, pasi një baba ka vrarë me armë zjarri djalin e tij.

Mediat fqinje shkruajnë se ngjarja ndodhi pak pas orën 08:00 të mëngjesit të sotëm. Viktima është një 43-vjeçar, ndërsa babi i tij, autor i vrasjes ishte një 71 vjeçar.

Raportohet se viktima ishte përdorues droge. Ai së fundmi ishte bërë agresiv ndaj babait dhe djalit të tij 23-vjeçar. Mbrëmjen e së hënës, viktima ka shpërthyer ndaj djalit të tij dhe në shtëpinë e tyre janë shfaqur skena dhune. 23-vjeçari ishte larguar i frikësuar dhe kishte shkuar në shtëpinë e gjyshit të tij 71-vjeçar për të qëndruar atje.

Kur 43-vjeçasri e kishte kuptuar se djali i tij kishte shkuar te shtëpia e gjyshit, i inatosur ishte nisur për ta marrë. Të njëjtat informacione thonë se 71-vjeçari e ka paralajmëruar 43-vjeçarin se nëse afrohet “do ta ketë punën keq”, por ai nuk iu bind dhe 71-vjeçari e qëlloi dhe e vrau.

Hetimet paraprake për ngjarjen e rëndë janë ndërmarrë nga Sektori i Sigurisë së Kilkisit, ndërsa është urdhëruar edhe autopsi-nekropsi.

Share With:
Translate »
209 Views