Greqia rikthen karantinën për shqiptarët, rregullat e reja për këdo që do të kalojë kufirin

Shteti grek ka shtrënguar masat për këdo që do të kalojë kufirin nga Shqipëria, kjo në përpjekje për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Vendimi erdhi një ditë pasi një qytetar shqiptar me shtetësi greke hyri në Greqi i prekur me koronavirus dhe për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore u shtrua në spitalin e Janinës.

Burime për Report Tv konfirmojnë se Greqia do të rikthejë karantinën 7-ditore për të gjithë shqiptarët që do të kalojnë përmes pikës kufitare të Kakavijës, duke filluar nga data 16 gusht.

Mësohet gjithashtu se pika kufitare do të qëndrojë e mbyllur gjatë natës, nga ora 22:00-06:00, në mënyrë që çdo shqiptar që do të kalojë drejt Greqisë të mund t’i nënshtrohet testit të koronavirusit dhe kontrolleve shëndetësore.

Share With:
Translate »
1029 Views