Greta dhe Eni festojnë ditëlindjen e njeriut më të dashur: Gjëja më e shtrenjtë që kemi…
Dy motrat e njohura, Greta dhe Eni Koçi kanë festuar ditën e sotme ditëlindjen e mamasë së tyre. Ka qenë Greta ajo e cila ka publikuar një foto të duarve të bashkuara të mamasë së saj dhe motrës, duke i dedikuar dhe fjalët më të ndjera.
“Gëzuar ditëlindjen mami Dita. Dashurina jonë, gjëja më e shtrenjtë që kemi. Falë edukimit, përkushtimit tënd, unë sot jam e realizuar dhe e bekuar. Të dua”, ka shkruar Koci krah fotos së publikuar në ‘Instastory’.
Këngëtarja ka ndarë gjithashtu një video ku duket se familja është duke shijuar disa gotë vere në ditën e lindjes së mamit të saj. Kujtojmë se Greta dhe Eni nuk publikojnë shpeshherë foto të më të dashurve të tyre, duke preferuar për ta mbajtur sa më shumë private atë pjesë.