“Greta dhe shoqet e saj janë mirë”/ Izraeli pranon ndalimin e anijeve me ndihma që lundronin drejt Gazës
Lajmi u konfirmua nga Ministria e Jashtme izraelite përmes një postimi në platformën X, ku gjithashtu u shpërnda një video që tregon momentin e arrestimit të Thunberg dhe aktivistëve të tjerë që ndodheshin në bord.

Zyrtarët izraelitë e kanë përshkruar operacionin si të suksesshëm dhe pa incidente të mëdha, duke theksuar se pasagjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Nga ana tjetër, Hamasi ka reaguar ashpër ndaj ndalimit, duke e cilësuar veprimin si “akt piraterie dhe terrorizmi kundër civilëve” dhe një “agresion barbar” që, sipas tyre, “do të rrisë zemërimin e popujve të botës”. Ata bënë thirrje për dënim ndërkombëtar, duke u shprehur se “të gjithë njerëzit e lirë të botës duhet të reagojnë kundër këtij veprimi”.
