Grida Duma ndan foton e rrallë të motrës së saj dhe i bën urimin e veçantë për ditëlindje
Grida Duma ka zgjedhur një dedikim të veçantë për motrën e saj, me rastin e ditëlindjes.
Moderatorja dhe ish-politikania ka ndarë një foto të motrës së saj, Gledis, me një mesazh të ndjerë.
“Gjithmonë ndryshe, e vrullshme e paparashikueshme”, janë fjalët që ajo ka zgjedhur për të përshkruar motrën e saj. Me këtë rast, ajo ka uruar edhe besimtarët me rastin e Krishtlindjes.
“Për këdo që beson, ëndërron, imagjinon e kërkon plotësi shpirterore me familjen, edhe më shumë Gëzuar”, shkruan ajo.
Mesazhi i Grida Dumës:
Krishtlindje të bekuara!
Më e bukura ndjesi e këtyre Krishtlindjeve është urimi i shtuar në çdo mesazh për familjen. Në të gjitha urimet edhe mesazhet që më shkruajnë të rinjtë dëshirojnë e urojnë për familjen.
Mendimet e urimet e lutjet shkojnë tek ata që na mungojnë, e mungesa i bën më të shtrenjtë. Nuk më mungon vetëm ajo, por largësia e distanca me kontinente mes nesh, prej dekadash, më ka bërë shpesh të përmallohem për të.
Një urim për motren time tjeter, Gledis, që është gjithmonë e ndryshme, e vrullshme e paparashikueshme, një kapitull i ri surprizues për jetët tona!
Për këdo që beson, ëndërron, imagjinon e kërkon plotësi shpirterore me familjen, edhe më shumë Gëzuar!