Grida Duma përlotet në emision: Atë vajzën e kanë djegur me cigare, edhe mua më kanë sulmuar
Grita Duma është prekur duke folur në lidhje me ngjarjen e Fushë Krujës, mbi rastin e pretendimit të përdhunimit të mundshëm të një 25-vjeçarje nga djali i deputetit të PS, Rrahman Rrahja. Duma u shpreh e tensionuar se duhet menjëherë të arrestohet autori i ngjarjes, ndërsa duhet të merret në mbrojtje edhe vajza. Ajo kujtoi se eshte sulmuar edhe ajo personalisht.
“Nëse ne sot do të vazhdojë politikën me përbaltje personale. Ata nuk kanë lënë gjë. Këta kanë bërë gjithçka në nivel personal dhe sot thonë se është një çështje personale. Atë e kanë djegur me cigare dhe e kanë mbyllur brenda. E vetmja gjë që ju duhet të bëni sot, duhet të kërkoni llogari, pse ky njeri nuk është i arrestuar dhe kjo vajzë nuk është në mbrojtje”, tha Grida Duma.