Gruaja e quan motrën ‘idiote’ për emrin që ka zgjedhur t’i vendosë bebit, frymëzuar nga “zuzari ikonik”

Një grua e ka etiketuar motrën e saj shtatzënë si “idiote” pasi ajo ndau idenë e saj për emrin e foshnjës.

Gruaja anonime shpjegoi se motra e saj 19-vjeçare mbeti shtatzënë papritur me të dashurin e saj prej tre muajsh.

Ajo beson se motra e saj nuk është gati të ketë një fëmijë, gjë që shfaqet në një sërë mënyrash, duke përfshirë edhe zgjedhjen e emrit të fëmijës.

Emri shkaktoi një përçarje mes të dyjave pasi gruaja tha se fëmija i motrës së saj do vuante pasojat e emrit të zgjedhur.

Zgjedhjen e emrit e ka bërë të ditur vet motra shtatzënë në Facebook, duke shpërndarë një foto të një baneri me kaligrafi me “Anakin Skywalker” të ndjekur nga mbiemri i tyre.

Ajo supozoi se ishte një shaka, por kur telefonoi motrën e saj, kjo e fundit konfirmoi se ishte emri që kishin vendosur.

Gruaja e shqetësuar i tha motrës së saj se fëmija do të ngacmohej nga fëmijët e tjerë nëse do e quanin me emrin e një personazhi të filmit “Star Wars.”

Motra e saj u përgjigj: “Nuk ka të bëjë fare me Star Wars, thjesht më pëlqen shumë emri Anakin Skywalker, tingëllon mirë. “Jam e sigurt se njerëzit nuk do shqetësohet nëse ai quhet Anakin.”

Anakin Skywalker nga filmi “Star Wars”

Dyshja filloi të debatonte dhe gruaja e quajti motrën e saj një “idiote” përpara se ta mbyllte telefonin.

Mamaja e saj më vonë i telefonoi dhe i tha se nuk po tregohej “e butë” me motrën e saj gjatë kësaj kohe të vështirë shtatzanie.

Share With:
Translate »
229 Views