Gruaja më e veçantë/ Njihuni me 31-vjeçaren që ka dy vagina: Kam lindur fëmijë nga dy mitra!

Evelyn Miller është ndoshta gruaja më e veçantë në Tokë, dhe kjo për shkak të trupit të saj.

Kur themi trupi, e kemi fjalën për organet e saj, pasi 31-vjeçarja ka lindur me dy vagina dhe dy mitra, fakt të cilin ajo e zbuloi kur ishte 20 vjeç.

Tashmë që është bërë nënë e dy fëmijëve ajo ka treguar se si është jeta e saj si dhe eksperiencën e një nëne që ka arritur të sjellë në jetë fëmijë nga mitra të ndryshme.

Gruaja më e veçantë në tokë! Njihuni me

Ajo njohu bashkëshortin e saj dhe rastësisht mbeti shtatzënë. Teksa shkoi për kontroll, mjeku i tha se trupi i saj ishte i veçantë pasi kishte dy mitra, e po ashtu se shtatzënia do të ishte tepër e vështirë, pasi të dyja mitrat ishin me përmasa sa gjysma e një mitre normale.

Megjithatë, Evelyin nuk hoqi dorë dhe vendosi ta sillte në jetë fëmijën e saj të parë në vitin 2021. Ai ishte i shëndetshëm dhe një foshnjë normal. Vetëm 3 muaj pas lindjes së djalit, ajo mbeti shtatzënë në mitrën e djathte, këtë herë me një vajzë.

Gruaja më e veçantë në tokë! Njihuni me

Por kjo lindje ishte më e komplikuar dhe ajo e solli vajzën në jetë me anë të prerjes çezariane. Vajza ishte tepër e vogël dhe iu desh të qëndronte për rreth 1 muaj në spital, në mënyrë që të arrinte peshën e duhur.

Pavarësisht këtyre komplikimeve, Evelyin nuk ka hequr dorë dhe sërish kërkon të bëhet nënë. Sipas saj, zoti i ka falur një trup të veçantë dhe ajo është falënderuese për këtë.

Share With:
Translate »
101 Views